E Diel, 1 Nëntor 2026

Divorci, vetevritet me eksploziv

Ornela Hila

Nje 26-vjecar nga rrethi i Sarandes i ka dhene fund jetes paraditen e djeshme me nje sasi dinamiti. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Vlores bene te ditur dje se Nasip Alikaj, 26 vjec, lindur e banues ne Sarande, eshte vetevrare duke ndezur fitilin e eksplozivit qe mbante ne duar. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Berdenesht, rreth 10 kilometra larg qytetit te Sarandes Lenda plasese ka copetuar trupin e te riut, ndersa per mjeket e spitalit civil te Sarandes ka qene e pamundur t'i shpetonin jeten. Nga informacione paraprake te policise vendore mesohet se Nasip Alikaj ka kryer gjestin veteflijues ne nje moment te nje gjendjeje te renduar depresive. Ai ishte divorcuar pak kohe me pare nga bashkeshortja e tij. Nga martesa kishte nje femije, te cilin e shikonte rralle dhe ky mendohet te kete qene shkaku qe e ka cuar prindin 26-vjecar drejt depresionit. "Qe nga koha e divorcit, thane familjaret e viktimes per policine, ai ishte distancuar nga kontaktet me njerezit, ishte bere i mbyllur dhe kishte mjaft probleme". Pas ndarjes nga bashkeshortja, i riu jetonte i vetem me nenen e tij. Gjendjen e renduar mendore Nasip Alikaj e "luftonte" duke konsumuar sasi te medha alkooli. Policia tha se edhe dje, perpara se te kryente gjestin e veteflijimit, 26-vjecari kishte konsumuar nje sasi te konsiderueshme pijesh alkoolike. Policia tha se Alikaj i eshte drejtuar periferise se fshatit Berdenesht, ndersa kishte marre me vete nje sasi eksplozivi, pa dijenine e askujt. Pikerisht aty ai ka vendosur te ndezi fitilin e dinamitit te marre me vete, te cilin e ka mbajtur ne dore. Shperthimi i eksplozivit i ka shkaktuar 26-vjecarit vdekjen e menjehershme. Kane qene banore te zones qe pasi kanw degjuar shperthimin kane njoftuar policine vendore, e cila ka mberritur ne vendngjarje. Menjehere ka nisur keqyrja e vendit dhe hetimet nga policia, ndersa ka qene ekspertiza mjeko-ligjore qe e ka percaktuar vdekjen e 26-vjecarit si vetevrasje. Pasi eshte bere keqyrja e kufomes ka rezultuar se shkak I vdekjes se tij kane qene djegiet e shkaktuara nga plasja e dinamitit dhe demtime te shumta te marra ne koke e ne trup. Policia ka marre ne pyetje edhe familjaret te viktimes si dhe banore te fshatit Berdenesht. Policia ka kryer te gjitha veprimet procedurale, ndersa ceshtja vijon te ndiqet nga prokuroria e Sarandes.

Mungesa e femijes vrau te riun

Hetimet e para per ngjarjen e konstatuar dje ne fshatin Berdenesht te rrethit te Sarandes kane konkluduar se behet fjale per nje vetevrasje te shkaktuar nga gjendja e renduar depresive. Nasip Alikaj ishte divorcuar pak kohe me pare dhe ai e shikonte shume rralle femijen e lindur nga kjo martese. Viktima e luftonte stresin me alkool. Sipas hetimeve, mendohet se edhe ne momentin kur ndezi fitilin, Alikaj ishte ne gjendje te renduar depresive dhe ne gjendje pothuajse te dehur nga alkooli i konsumuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›