Shkoder, zjarri djeg dy banesa
Dy banesa jane perfshire nga zjarri gjate 24 oreve te fundit ne komunen e Bushatit te rrethit te Shkodres, duke shkaktuar deme materiale. Burime nga sektori i zjarrfikesve te prefektures se qarkut te Shkodres thane dje se vatrat e zjarrit kane qene njera ne fshatin Ashte dhe tjetra ne ate te Rranxave, fshatra qe jane nen administrimin e komunes se Bushatit. Sipas specialisteve te mbrojtjes kunder zjarrit, zjarri i rene dje ne nje shtepi te fshatit Rranxa, fale nderhyrjes se vete komunitetit dhe te mjeteve te specializuara te MKZ-se, nuk ka shkaktuar deme te medha materiale, ndersa zjarri tjeter i rene mbreme ne fshatin Ashte ka shkaktuar deme te shumta, pasi eshte djegur teresisht nje shtepi dykateshe me tete dhoma duke mos mundur te shpetohet asgje nga pajisjet dhe orendite. Ne kete banese, kryefamiljari i se ciles eshte Nush Pepa, kane jetuar dy familje me 14 pjesetare te moshave te ndryshme, qe fatmiresisht nuk kane pesuar asnje demtim. Specialistet e MKZ-se dhe te ekspertizes se policise si informacion paraprak ofrojne pisten e renies se zjarrit si pasoje e nje shkendije elektrike.