E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcohet pas 28 vitesh martesë

Kompozitori i njohur shkodran, David Tukiçi, i cili së fundi bashkëpunoi me Inva Mulën për koncertin e saj për 29 Nëntor në Tiranë, ka firmosur para pak ditësh divorcin nga bashkëshortja e tij, pas 28 vitesh martesë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Tiranë e mori këtë vendim më datë 22 janar, në seancën gjyqësore publike, për çështjen civile nr. 6214, me paditës muzikantin shkodran Tukiçi.

Artisti që ka vitin e lindjes 27 qershor 1956, aktualisht banues në Tiranë, ka depozituar padinë për zgjidhje martese nga bashkëshortja Najada Tukiçi, e datëlindjes 15 tetor 1965, e lindur ne Berat dhe banuese ne Tiranë, bën të ditur "Panorama". Zgjidhja e martesës është bërë në mungesë të Najadës, e cila ka refuzuar të jetë e pranishme në seancat për zgjidhjen e kësaj martese shumëvjeçare.Gjykata, pasi dëgjoi paditësin Tukiçi në seancën e pajtimit, pretendimet e tij në seancë gjyqësore, në të cilën përfundimisht ai kërkoi zgjidhjen e martesës ligjore, zhvilloi gjykimin në mungesë të së paditurës.

Sipas certifikatës së martesës e datës 24.10.2012, rezulton se kompozitori dhe bashkëshortja e tij kanë lidhur martesë ligjore midis tyre më datë 27 prill të vitit 1985, pra 28 vite më parë. Nga kjo martesë ata kanë lindur dy fëmijë, e konkretisht vajzat Ledi Tukiçi e datëlindjes 15.09.1985 dhe Neda Tukiçi e datëlindjes 13.02.1987, të cilat rezultojnë të jenë në moshë madhore.

Tukiçi, në shpjegimet e tij të bëra personalisht në seancën e pajtimit si dhe ato të bëra në seancë gjyqësore nëpërmjet përfaqësuesit të tij, shpjegoi se ai dhe e paditura fillimisht kanë pasur një martesë dhe marrëdhënie normale. Sipas deklarimit të tij në Gjykatë “këto marrëdhënie më vonë filluan të tronditeshin kryesisht për shkak të jetesës së tyre jashtë Shqiperisë. Ndërkohë,  vendimi i Tukiçit për t‘u kthyer përfundimisht në Shqipëri, kur bashkëshortja nuk ka qenë dakord, çoi në vendimin e tyre për t’u ndarë përfundimisht.

Sipas shpjegimeve të artistit të njohur, martesa e tyre faktike ka disa vjet që ka përfunduar dhe, duke qenë se ajo ka humbur çdo kuptim dhe qëllim për të cilin është lidhur, kërkoi zgjidhjen e saj edhe ligjërisht. /Indeksonline/

   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›