Nxehet Alketa

Moderatojra Alketa Vejsiu, është mes përdorueseve aktive të rrjeteve sociale, ku jo rrallë herë shprehë pakënaqësitë e saj.
Pasi akuzoi për vjedhje CEZ-in, një nga kompanitë kryesore në fushën e energjisë në Shqipëri, Vejsiu ka vazhduar me kritika. Këtë rradhë, ajo ka ngritur çështjen e mungesës së përgjegjësisë qytetare dhe institucionale në Shqipëri.
"Si i bëhet kur dikush në mes të ditës ta vë makinën paralel dhe të bllokon daljen nga vendi ku ti je parkuar, mu në mes të qytetit? Si i bëhet kur lajmëron karrotrecin dhe ai nuk vjen? Si i bëhet kur polici i qarkullimit është vetëm 10 metra larg teje, në të majtë ka Drejtorinë e Policisë dhe as që e lëviz qerpikun, megjithëse ti ke nxitim të paparë, ke një hall, ke lënë dy takime rresht, s'ke kohë për të humbur dhe je nxehur deri në atë pikë sa të vjen t'ia shposh gomat asaj makinës, por të përmbanë nuk e di se çfarë (ndoshta logjika të përmbanë, ç'faj të ka makina, fajin ta ka i zoti makinës).
Si i bëhet kur i zoti i makinës vjen avash-avash, për 7 palë qejfe pas 1ore, duke folur në telefon, të shkel syrin e të thotë "të më falësh, por isha në një mbledhje dhe ngela aty një orë"?
Me sytë e shqyer nga absurdi, me mijëra fjalë që të janë mbledhur, por si thua për të mos prishur etikën, ti ikën duke e ditur që kjo mund të ndodhë sa herë dikujt t'i teket. Nuk prisha as gojën, as terezinë. Thjesht ika...", ka shkruar Vejsiu në Facebook.
Ndryshe, javët e fundit, ajo është e angazhuar si prezentuese në spektaklin e talenteve "X Factor Albania". /Indeksonline/