Dixhitalizohen këngët popullore
Tashmë gjithçka do të jetë dixhitale do të jetë një arkiv i përjetshëm i folklorit tonë. E realizuar nga një punë e Institutit Antropologjise Kulturore dhe Studimit të Artit një këngë të viteve '30 do të kemi mundësi tani që ta dëgjojmë në disk falë një pune kërkimore në arkivin tonë të pasur. Por për të prezantuar rezultatet e këtij projekti i cili është mbështetur nga agjencia Austriake e Zhvillimit, në institutin e Albanologjis është zhvilluar një konferncë ku përveç stafit që ka punuar për këtë arkiv që tashmë është në formën dixhitale ka qenë i pranishëm edhe ministri i Arsimit Myqerem Tafaj.
Kështu në këtë projekt është ruajtur jo vetëm një pjesë esenciale e fondeve shkencore audiovizuale në Shqipëri, por ajo që është më e rëndësishme është krijimi i një arkivi zanor dixhital.