Ndryshimet klimaterike, ekspozitë për sensibilizimin e opinionit
Nëse flasim për ndryshime klimatike , ngrohje globale dhe mbrojtje të natyrës natyrisht edhe Shqipëria është pjesë e tyre. Pavarësisht nga ajo që mund të bëjmë ne për ndërgjegjësimin e njerëzve këto ndryshime do të ndodhin ,por sa të kujdesshëm duhet të tregohemi ne ? Për këtë qëllim Agjensia Kombëtare e Turizmit ka çelur në ambjentet e Muzeut Historik një ekspozitë me fotografi sensibilizuese për një shoqëri të përgjegjshme që sipas Enton Jubanit, njërit prej organizatorëve, mund të shërbejë edhe në zhvillimin e turizmit. Kjo ekspozitë me tema kaq të nxehta ambientaliste vjen në Shqipëri pikërisht në kohën kur mbahet samiti i Kopenhagenit.