E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dixhitalizohet Gjendja Civlie

TIRANE- Ka përfunduar sot, procesi i dixhitalizimit të shërbimit të Gjendjes Civile. Gjatë një konference të mbajtur nga ministria e Brendshme, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti, e cilësoi faqen elektronike të kësaj drejtorie, si një hap të mëtejshëm të dixhitalizimit dhe komunikimit elektronik të shërbimit të gjëndjes civile.

Në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile paraqitet informacion i plotë mbi mënyrën e kryerjes së akteve të ndryshme të Gjendjes Civile, procedurat e pajisjes me dokumenta identiteti, etj. “Në përfundim të këtij procesi, kemi një regjistër real dhe efikas, i cili në kohë reale, paraqet ngjarjet që ndodhin në jetën e qytetarëve shqiptarë”, e mbylli fjalën e tij Teliti.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›