E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Adem Grabovcit kapet me kallashnikov

PRISHTINE- Policia e Kosovës ndaloi mbrëmjen e së shtunës djalin e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, të cilit iu gjetën dy armë luftarake në automjetin me të cilin udhëtonte.

Mediat në Kosovë, bëjnë të ditur se Guxim Grabovci po udhëtonte drejt Grykës së Rugovës bashkë me shokun e tij Meriton Isufi. Pas kontrollit të automjetit të tyre, policia gjeti një kallashnikov me 90 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 31 fishekë.

Guxim Grabovci dhe Meriton Isufi u shoqëruan në stacionin e Policisë në Pejë dhe pas konsultimit me prokurorin janë liruar.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›