Hipnoterapia, si të rrisim performancën seksuale
TIRANE - Hipnoza është një metodë efikase kurimi, e cila po gjen përhapje në shumë fusha të mjekësisë. Përdorimi i saj ka filluar të përhapet edhe nga psikologët në vendin tonë. Fleura Shkëmbi, psikologe dhe hipnoterapiste, e cila përdor hipnoterapinë gjatë seancave të saj me pacientët tregon se kjo është një metodë shumë e mirë që pacienti të gjejë qetësinë shpirtërore. Ashtu siç e quan ajo, kjo është një terapi e jetëve të shkuara, pra pacienti hynë në kontakt me të pavetëdijshmen e tij apo me pjesë të së shkuarës, që i ka lënë në harresë për shkak të një traume që mund të ketë kaluar. Edhe pse shpesh këtë praktikë e lidhin me magjinë, kjo sipas hipnoterapistes Shkëmbi nuk ka lidhje me mbinatyroren apo magjinë. Sipas saj, metoda të fshehura të hipnozës i përdorin edhe shumë politikanë të suksesshëm sot në botë. Po ashtu, ajo sqaron se hipnoterapia është një metodë që nuk është e thënë të përdoret vetëm për personat që kanë kaluar një traumë në jetën e tyre, por edhe nga kushdo që do të rrisë aftësitë e veta akademike, artistike, sportive apo edhe performancën seksuale. Por si çdo lloj profesioni apo metodë kurimi, ajo duhet të përdoret nga persona të kualifikuar, pasi një person i pakualifikuar mund të shkaktojë probleme tek pacientët apo tek ata persona që i fut në gjendje transi. “Besojini të pavetëdijshmes për të bërë ndryshimet në jetën tuaj. Je ti vetë që krijon universin përreth teje, mendimet, ndjenjat, emocionet, veprimet dhe sjelljen tënde. Fuqinë e të pavetëdijshmes duhet ta përdorim për të shprehur potencialin dhe për të arritur dëshirat!”, - apelon psikologia Shkëmbi.
A e përdorni shpesh hipnoterapinë gjatë praktikës suaj?
Unë jam psikologe dhe hipnoterapiste, kështu që teknikat e hipnozës i përdor edhe nëse pacienti nuk i ka mbyllur sytë, jo detyrimisht duhet të jesh rehatuar në një kolltuk dhe të kesh mbyllur sytë për të arritur gjendjen e transit. Hipnoza përdoret në mënyra të ndryshme edhe duke përdorur një timbër zëri të caktuar. Shumë lider të suksesshëm sot në botë përdorin teknika të fshehura të hipnozës për të arritur suksesin e dëshiruar. Edhe kur tregon një përrallë, ti mund ta futësh fëmijën në trans.
Bëjnë pacientët rezistencë gjatë hipoterapisë?
Në rastet më të shpeshta janë vetë pacientët që drejtohen për hipnoterapinë, kështu që për mua është e lehtë për t’i futur në trans. Ka pacientë, të cilët sapo rehatohen, i mbyllin sytë ose më pyesin: ti mbyll sytë? Pra, janë vetë pacientët gati. Në rastet e tjera mund të ndodhë që herën e parë të kenë emocion, por nëse i lejoj t’i hapin dhe mbyllin sytë disa herë në mënyrë që të binden se janë në kontroll, procesi rrjedh natyrshëm. Meshkujt hyjnë më lehtë se femrat në trans, flas nga eksperienca e përgjithshme në punën time, jo në bazë të ndonjë studimi.
Sa gjatë qëndrojnë pacientët në hipnozë?
Kjo varet nga pacienti dhe nga arsyeja për të cilën po trajtohet. Nëse ka hyrë për relaks, apo për të çliruar stresin qëndron 30-40 min, ndërsa në rastet e terapisë së jetëve të shkuara, të traumave apo të regresit mund të qëndrojë 40-60 min. Koha është me përafërsi dhe jo e caktuar më parë, pasi gjatë transit mund të dëshirojë të tregojë eksperienca për të cilat nuk ishte përgatitur. Në çdo rast terapia dhe kohëzgjatja drejtohet dhe menaxhohet nga terapisti.
A përbën rrezik hipnoza për pacientin?
Ashtu si mund të përbëjë problem një terapist, doktor, kirurg, fizioterapist i pakualifikuar, ashtu do të ndodhë edhe në rastet kur hipnoterapia ushtrohet nga njerëz të pakualifikuar. Nëse nuk e ke lënë duhanin pasi ke përdorur hipnoterapinë, ke përfituar relaksin, ky është rreziku që mund të kesh nga hipnoza.
Pse hipnoterapi?
Pse disa njerëz janë të mërzitur dhe disa të lumtur? Pse dikush është me ankth dhe me frikëra brenda vetes, ndërsa dikush tjetër i qetë dhe i sigurt në vetvete? Pse njëra motër është e lumtur në martesën e saj, ndërsa tjetra e frustruar dhe e mërzitur? Përgjigja për shumë nga këto pyetje është funksionimi i mendjes së vetëdijshme dhe të pavetëdijshme. Ajo për të cilën të gjithë kemi nevojë është të vendosim ose të krijojmë një marrëdhënie me të pavetëdijshmen tonë. Kjo urë kalimi arrihet nëpërmjet hipnoterapisë, duke pasur rezultate më të shpejta dhe efikase, duke folur vetëm për rastet të cilat trajtohen me hipnozë.
Çfarë është hipnoza dhe në cilat fusha të mjekësisë përdoret më shpesh?
Hipnoza është një gjendje gjatë së cilës trupi është totalisht i relaksuar dhe mendja në një gjendje fokusimi të lartë, të cilën është vështirë ta përshkruash, sepse çdokush është unik dhe përjetimi është i veçantë. Të gjithë mund të tregojnë ëndrrën që kanë parë gjatë gjumit, por përjetimi ngelet i veçantë vetëm për atë që e ka ndjerë. Në ditët e sotme hipnoterapia konsiderohet si një terapi efikase në fusha të ndryshme të trajtimit të pacientëve, të cilët gjithmonë e më shumë rezultojnë të jenë pozitivë në reagimin ndaj aplikimit të hipnoterapisë klinike. Hipnoterapia ka pasur sukses në trajtimin e shumë çrregullimeve dhe simptomave klinike në mjekësi, por më të njohurat janë në dermatologji, gjinekologji, onkologji, si anestezi gjatë operacionit, stomatologji, psikiatri, si terapi në psikologji.
Hipnoterapia përdoret për pacientë të përcaktuar që kanë një problem apo për këdo?
Që të përfitosh nga hipnoterapia nuk duhet të kesh simptoma. Atë mund ta “shfrytëzosh” në të mirën tënde për të rritur potencialet dhe forcën që ka çdokush të fshehura brenda vetes, në rritjen e performancës akademike, artistike, sportive, seksuale. Megjithëse ka arritjet e veta, hipnoterapia klinike ka kufizime sepse jo çdokush mund të hyjë në gjendjen e transit dhe të jetë i hapur ndaj sugjestioneve të dhëna nga terapisti.
Hipnotizimin shpesh e kemi parë të lidhur me mbinatyroren, a është hipnoza “magji”?
Hipnoza nuk është magji, ose diçka jonatyrore apo supernatyrore; ajo përdor proceset që ndodhin natyrshëm në mendjet tona. Ndodhin shpesh keqkuptime në këtë pikë dhe ndonjëherë ndodh që vetë pacientët duan që unë të di të “bëj magji” apo të përdor teknika të cilat janë të mistershme dhe të pashpjegueshme. Më ka ndodhur një rast, e cila donte të shikonte vajzën e saj që ishte larguar nga kjo jetë. Unë kisha trajtuar vajzën tjetër të pacientes, e cila gjatë transit u rikthye në kohë në periudhën e fëmijërisë dhe rikujtoi momentet me të motrën. Nëna me dëshirën e saj të tejskajshme dëshironte të vendoste kontakt me vajzën në “botën tjetër”. Unë besoj në jetët e shkuara dhe përdor terapinë e jetëve të shkuara, por nuk kam aftësinë për të vendosur kontakte me “botën tjetër”.
Thatë terapi e jetëve të shkuara, çfarë është më konkretisht, kthim pas në kohë nëpërmjet kujtimeve? Si arrihet?
Është një terapi që arrihet me anë të gjendjes së transit (hipnozës). Pacienti mund të rikthehet në kohë në kujtime të kësaj jetë, por edhe në kujtime të cilat u përkasin jetëve të tjera. Nuk ka rëndësi nëse ai/ajo apo terapisti besojnë në teorinë e jetëve të shkuara. Regresin pacienti e arrin në gjendjen e relaksimit total, drejtuar nga terapisti, i cili e drejton për qëllime terapeutike. Një pacient kalon në jetët e shkuara për të gjetur rrënjët e simptomave kur gjithë teknikat e tjera nuk kanë rezultuar efikase. Nuk ka akoma një shpjegim shkencor për këtë eksperiencë dhe larg perceptimit të mendjes njerëzore, por ka rezultate mahnitëse në përmirësimin e gjendjes së pacientit, i cili fokusohet në atë pjesë të pavetëdijshmes që ka ruajtur kujtimet e jetëve të shkuara ose ka trokitur në atë pjesë që Carl Jung e quan e pavetëdijshmja kolektive, burimi i energjisë që na rrethon dhe mbledh kujtimet e gjithë qenies njerëzore.
Si është dalja nga hipnoza, çfarë ndodh me pacientin?
Është një nga pyetjet që shpesh më bëhet e para, sepse njerëzit duan të jenë të sigurt për të gjithë procesin. Pasi del nga gjendja e transit, je totalisht i relaksuar dhe me buzëqeshje në fytyrë. Pacienti rikujton gjithçka ka ndodhur gjatë seancës. Në rastet kur ka folur gjatë terapisë (në bazë të teknikës së përdorur) janë mbajtur shënime nga hipnoterapisti (kur pacienti me dëshirën e vet ka pranuar të flasë) por edhe në rastet kur nuk ka folur tregon me lehtësi eksperiencat e veta, pasi ka dalë nga kjo gjendje.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)