E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, 23 të zhdukur nga tajfuni ''Utor''

MANILA- Tajfuni ''Utor'', më i fuqishmi i sezonit, mbërriti sot në mëngjes në brigjet e Filipineve duke shkaktuar deri tani zhdukjen e 23 personave, njoftuan autoritetet lokale.

''Të zhdukurit janë të gjithë peshkatarë që tajfuni i zuri në det, sidomos në ishullin kryesor të lindjes së vendit, Luzon'', shtoi shefi i Agjencisë së Katastrofave Natyrore.

''Utor'', i shoqëruar me shira të rrëmbyer dhe erëra me shpejtësi deri në 200 kilometra në orë, preku tokën në orën 03:00.
Gjatë ditës tajfuni pritet të godasë provincën veriore Nueva Vizcaya.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›