E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Azemit: Nuk e di kush më qëlloi

Djali i liderit të dhjetorit,
Azem Hajdari, ka dëshmuar
dje në Gjykatën e Tiranës në
gjyqin ndaj oficerit të policisë
që dyshohet se e dhunoi. Kirol
Hajdari ka pohuar para gjykatës
se nuk mban mend asnjë detaj
nga sherri me punonjësit e policisë,
pasi atë ditë ka qenë pak
i pirë. Ai thotë se të vetmet fakte
që i kujtohen janë se dikush e
ka kapur te krahu, por i pyetur
nga gjykata se kush person ka
qenë, Kiroli i është përgjigjur se
nuk mban mend asnjë detaj. Më
pas shton se nuk i kujtohet nëse
ndonjë person e ka qëlluar apo
jo, ndërsa shton se edhe veprimet
e tij nuk i mban mend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›