E Diel, 1 Nëntor 2026

Kostoja, Olldashi: E vërteta e Rrëshen-Kalimashit

Ministria e Punëve Publike hedh poshtë të
gjitha pretendimet e ngritura nga Partia
Socialiste rreth kostos për ndërtimin e rrugës
Rrëshen-Kalimash. Ministria ka sqaruar dje,
duke iu referuar oponencës së projekt-zbatimit,
se "projektuesi ka treguar kujdes në përzgjedhjen
e aksit planimetrik dhe altimetrik të rrugës,
për të dhënë një zgjidhje efi cente në teknikë dhe
ekonomie". Po sipas studimit të bërë nga grupi i
punës në ministri, projekti ia ka arritur qëllimit në
dhënien e një zgjidhjeje teknike të kënaqshme,
EKONOMIKE dhe të lehtë për zbatim. "Për sa
u përket mashtrimeve në lidhje me kostot e
rrugës, sqarojmë se kosto për kilometër, më
së shumti, përcaktohet nga terreni ku kalon
rruga", u shpreh dje MPPTT-ja. Për të ilustruar
më mirë se deri ku mund të mbërrijnë kostot
për kilometër në rrugë që kalojnë në terrene
gjeografi ke të vështira, ekspertë të ministrisë
përmendin rastin e Kroacisë, ku segmenti Krapina
- Macelj, pati një kosto prej 15 milionë eurosh
për kilometër, në Slloveni, rruga Sentiv - Koseze
kushtoi 240 milionë euro për 4.5 kilometra, pra
55 milionë euro për kilometër, në seksionin
Tojanë kushtoi 450 milionë euro për 16 km, pra
30 milionë euro për km etj. MPPTT-ja ka marrë
si shembull edhe rastet e vendeve të tjera, ku
për projekte rrugore është shpenzuar nga 110
milionë euro për km (Spanjë) deri në 140 milionë
euro për km (Suedi). Reagimi i ministrisë vjen në
një kohë kur prokuroria ka bërë publike abuzimet
që janë bërë me rrugën, të cilat shkojnë deri
në 230 milionë euro, ndërsa kostoja parashikohet
të shkojë në total rreth 1 miliard euro nga 500
milionë që pretendonte qeveria në periudhën kur
u lidh kontrata (tetor 2006).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›