E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet për 10 ditë puna në minierën e Bulqizës

Pezullohet për 10 ditë puna në minierën e Bulqizës. Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave ka vendosur të pezullojë punën në galeritë e minierës që administrohen nga firma “ACR” duke përfshirë edhe zonën D të minierës së Bulqizës.
 

Sipas RISHM-it pezullimi i punës në këto zona të minierës është bërë pasi ka prani të lartë të hidrogjenit dhe kjo paraqet rrezik për minatorët.
 

Ndërkohë RISHM-i publikoi dje rezultatet e ekspertizës pas shpërthimit në minierën e Bulqizës. Sipas tij shkak është bërë prania e hidrogjenit tej normave dhe ka mjaftuar vetëm një shkëndijë që të ndodhte edhe shpërthimi. RISHM-i gjithashtu ka gjobitur me 50 mijë lekë të reja firmën “ACR” për neglizhim të rregullave të sigurimit teknik.
 

Ndërkohë si pasojë e një shpërthimi disa ditë më parë në nivelin 16 të minierës së Bulqizës humbi jetën minatori Naim Shyti dhe u plagosën 8 minatorë të tjerë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›