E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gadafit: Tripoli është yni. I kemi thyer në mes rebelët

Saif al Islam

Edhe pse rebelët kanë marrë pjesën më të madhe të Tripolit, mbështetësit e Gadafit duket se nuk kanë ndërmend që të dorëzohen. Gjatë natës ka pasur luftime të egra.

Ndërkohë, djali i Gadafit, Saif al Islam, për të cilin rebelët thanë se e kanë arrestuar, është i lirë. Ai është shfaqur para gazetarëve, duke thënë se edhe i jati i tij, Muamar Gafadi është mirë dhe ndodhet ende nëTripoli.

Edhe pse rebelët kanë marrë 80% të kontrollit të qytetit, ai ka thënë se, Tripoliështë në duart tona. Këtë e dinë të gjithë. Çdo gjë nëTripolishkon mirë. Rebelët i kemi thyer në mes.

NATO ndërkohë ka bombarduar bunkerin ku qendronte Gadafi, ndërsa fati i këtij të fundit është ende mister.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›