E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultati për zgjedhjet, brenda Gushtit

TIRANË Zgjedhjet për pushtetin vendor, që startuan më 8 Maj, mund të përfundojnë zyrtarisht në fund të këtij muaji, në rast se rezultati i Komunës së Shalës nuk do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor. Pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor për njësinë vendore komuna Finiq, tanimë e vetmja mundësi ankimimi mbetet Komuna e Shalës zgjedhjet për të cilën u mbajtën dy ditë më parë. Në rastin më të mirë të mundshëm, nëse zgjedhjet në Komunën Shalë do të shoqërohen pa ndonjë proces ankimor, KQZ-ja do të ketë detyrimin ligjor, që të presë edhe tri ditë të tjera në rast se ndonjë nga subjektet zgjedhore për këtë komunë do të ankimojë rezultatin. Nëse nuk do ketë ankimime, atëherë KQZ-ja mund ta shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve brenda muajit gusht, ashtu siç edhe u shpreh pak ditë më parë edhe vetë kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. Ky i fundit u shpreh se janë partitë politike ato që tentojnë të bllokojnë gjithnjë procesin elektoral.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›