Ndryshimet kushtetuese, Topi: Duhet maturi
HIMARE- Kreu i shtetit i ben apel forcave politike te gjejne rrugen e bashkepunimit dhe te kthehen fuqishem ne kuvend, ne nisjen e sesionit te ri parlamentar.
Deklarata u be sot nga Himara ku Topi ndodhej per nje takim me kreun e bashkise. Presidenti ka vleresuar raportin e fundit te OSBE/ODIHR-it per zgjedhjet e 8 majit, duke e quajtur ate nje mesazh mjaft të qartë për politikën shqiptare.
Duke u ndalur ketu, Topi ka perseritir apelin per bashkepunim, per vleresim ne çdo detaj të këtij dhe reflektim per plotesimin e rekomandimeve.
I pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese që kërkon PS në pikat për zgjedhjen e Presidentit, Topi u shpreh se askush nga palët politike nuk e ka pyetur zyrarisht për këtë çështje prandaj do të japë verdiktin e tij vetëm kur të vijë momenti. Ai ka theksuar se ndryshime te tilla kerkojne maturi.