Djali i Gaddafit kërcënon Italinë
Djali i liderit të Libisë, Muammar Gaddafi, ka kërcënuar Italinë se nëse e tradhton, ky vend do të jenë viktimat e para.
I tërbuar dhe i tronditur nga qëndrimi i Italisë, partneri i parë i Libisë në botë, djali i kolonel Gaddafit paralajmëroi se Italia duhet të jetë e kujdesshme.
"Nëse ju tradhtoni partnerin tuaj, atëherë si mendoni se duhet të reagojmë", tha në një Saif Al Islam Gaddafi.
"Nëse kryengritësit marrin kontrollin në Libi, ju do të jeni viktimat e para"- kërcënoi italianët Al Islam.
Gjithashtu, Saif, nuk dha asnjë shpresë për negociata me kryengritësit duke, siguruar që 90 për qind e vendit është kthyer nën kontrollin e kolonelit.
Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur thirrjen e Ligës Arabe drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për miratimin e zonës së ndalim fluturimit mbi Libi.
Shtëpia e Bardhë e ka quajtur këtë veprim të shteteve arabe një “hap të rëndësishëm”, duke thënë se ai e fuqizon porosinë ndërkombëtare se dhuna ndaj civilëve libianë duhet të ndalojë.
Megjithatë, deklarata e Shteteve të Bashkuara nuk bën thirrje për angazhim rreth veprimit ushtarak.
Televizioni Al Jazeera tha se një kameraman i tij është vrarë në një pritë në afërsi të qytetit Bengazi. Ai nuk e specifikoi se kush qëndron pas vrasjes e as ditën e sulmit.