Ish-Miss Greqia dashnore e Saif Gaddafit?

Ish-Miss Greqia dhe modele e njohur në këtë vend, Nina Georgala, thuhet të ketë “çmendur” djalin e udheheqësit të Libisë Muammar Gaddafi, Saif Al Islam Gaddafin.
Thuhet se djali i liderit të pasur të Libisë, ra në dashuri me Georgalan dhe kaloi nga vila presidenciale ku kishte ardhur për pushime, në një vile luksoze në ishullin e njohur Mikonos në Greqi.
Ai paguante 7500 euro për një natë dhe kishte marrë me qira jaht për të cilin paguante mbi 20 mijë euro në ditë. Për t’u argëtuar me Ninën ai harxhonte mbi 10 mijë euro në ditë, duke shpenzuar në lokalet dhe dyqanet më luksoze të ishullit.
Mësohet se pas këtyre pushimeve tejet luksoze, Nina u zhduk nga Greqia. Pas hetimeve, doli se ajo kishte emigruar jashtë vendit përgjithmonë, ku kujton ditët e paharrueshme që kaloi në Mikonos nën shoqërinë e të riut Gaddafi.