E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë protestat në Bahrejn dhe Jemen

Nga Express më 13 mars 2011 në ora 13:19

Forcat e rendit në Bahrejn kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve, për t’i parandaluar ata nga mbajtja e një tubimi, të paralajmëruar për sot.

Policia ka ndërhyrë edhe me automjete të rënda, ndërsa disa protestues raportohen të jenë plagosur.

Demonstruesit e frymëzuar nga kryengritjet në Egjipt dhe Tunizi, bëjnë thirrje për largimin e monarkisë, e cila drejtohet nga një familje sunite.

Shumica e popullsisë në Bahrejn i takon komunitetit shiit.

Gjatë protestave të kundërshtarëve të qeverisë në Jemen janë vrarë të paktën pesë persona.

Në disa qytete forcat e rendit përdorën kundër demonstruesve plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës. Sipas dëshmitarëve okularë, disa viktima janë qëlluar në kokë.

Gjithashtu mjekët raportojnë për më shumë se 250 të plagosur.

Në Jemen ka prej javësh protesta kundër presidentit Ali Abdullah Saleh. Kreu i shtetit, i cili sundon vendin që 32 vjetë, pati premtuar para disa ditësh mbrojtjen e demonstruesve dhe pati paralajmëruar një referendum për amendamente kushtetuese.

Edhe përkundër kësaj, premtimet e Salehut nuk kanë arritur të parandalojnë shpërthimin e revoltës në Jemen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›