E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Hysni Milloshit plagos me thikë të riun

Hysni Milloshi

dashamir biçaku

Një plagosje me thikë ka bërë që një i ri të shoqërohet në ambientet e policisë ndërsa i dëmtuari të dërgohet drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga Drejtoria e Policisë Tiranë konfirmuan dje se mbrëmjen e së enjtes, Renato Hysni Milloshi, 32 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasin Albi Saliasi, 24 vjeç pas një grindje në një lokal të basteve sportive në rrugën Muhamet Gjollesha.

Mësohet se autori i ngjarjes është shoqëruar nga forcat e rendit ndërsa është marrë në pyetje për ngjarjen. Pasi ka dhënë alibinë e tij, Renato Milloshi është lënë për tu hetuar në gjendje të lirë ndërsa i dëmtuari ka marrë plagë të lehta dhe pas mjekimit në Spitalin Ushtarak është kthyer në banesë.

Shkak i grindjes e cila ka degjeneruar në përdorimin e armëve mësohet të jetë bërë një sherr për motive banale. Renato Milloshi mësohet të jetë djali i kreut të Partisë Komuniste Shqiptare dhe i skeduar si person problematik prej kohësh.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›