Kukës, zhduket 35-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve
Prokuroria: Provat e gjetura nuk janë shumë bindëse për vrasje. Po hetohet edhe për ndonjë inskenim apo vetëlargim, por edhe për rrëmbim personi.
Nga Bashkim Shala
Fllanxa Rexhmati, rreth 35 vjeç, banore në katin e parë të një pallati në lagjen nr.5 të Kukëit është denoncuar si e zhdukur nga familjarët e saj të enjten në mesditë. Gruaja e zhdukur ishte shtëpiake, ndërkohë që vajza e saj kur është kthyer nën shtëpi nuk e ka gjetur nënën e saj.
Një thikë e gjakosur, ka vënë në dyshim vajzën e cila ka njoftuar të afërmit dhe këto të fundit policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në shtëpinë e të zhdukurës mungojnë edhe një sasi prej 3 milionë lekësh (të vjetra) që kanë shtuar dyshimet për një grabitje me pasojë vrasjen. Policia është vënë në kërkim të gruas së zhdukur, por ende nuk ka rënë në gjurmët e saj. Ndërkohë që në këto hetime për vetë rëndësinë e ngjarjes është përfshirë edhe organi i Prokurorisë.
Burime nga ky organ bëjnë të ditur se po hetohet në dy pista. Atë të grabitjes me pasojë vrasjen dhe më pas zhdukjen e viktimës dhe atë të ndonjë inskenimi të mundshëm të gruas për një vetëlargim të saj nga shtëpia.
Provat e gjetura në shtëpi nuk janë shumë bindëse se kemi të bëjmë me një vrasje të mundshme për motiv grabitje, pasi me të vërtetë është gjetur një thikë me pak gjak, por nuk ka asnjë njollë gjaku në dysheme, ndërkohë që po të kemi të bëjmë me një vrasje me thikë, presioni i gjakut do të ishte i madh dhe do derdhej patjetër në dysheme, megjithatë ne po hetojmë edhe për pistën e vrasjes, por edhe për ndonjë inskenim apo vetëlargim nga shtëpia, por edhe për ndonjë rrëmbim të mundshëm – theksojnë burime të Prokurorisë.
Gjithësesi, kjo ngjarje ka tronditur opinionin në Kukës edhe për faktin se gati dy vjet më parë u zhduk pa lënë gjurmë, 7-vjeçarja Bleona Mata nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit. Megjithëse kanë kaluar rreth dy vjet nga zhdukja e saj, organet e rendit dhe ato të Prokurorisë