Djali i Ibrahim Rugovës hyn në politikë, anëtarësohet në LDK

Prishtinë, 30 gusht, NOA Djali i ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, ka ndërmarrë një vendim për tiu futur botës së politikës, duke ecur në këtë mënyrë përmes hapave të babait të tij, i cili në fakt u bë një figurë kryesore e zhvillimeve në Kosovë dy dekadat e fundit.
Lajmi është publikuar prej atij vetë gjatë një interviste për shtypin kosovar, duke deklaruar ndër të tjera se zemra i rreh fort për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij.
Ukë Rugova, sqaron më tej se familja e tij nuk ka asgjë kundër atyre subjekteve që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane.
Ne jemi të bindur se kontributi i presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike, ka thënë Ukë Rugova, djali i dytë i ish-presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.
n.e/NOA