Djali i Ibrahim Rugovës në LDK
Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, në një intervistë ekskluzive për "Express publikoi" vendimin e tij për t'u futur në politikë.
Gazeta "Expres"s shkruan se Ukë Rugova e ka bërë të qartë se vendi i tij është te Lidhja Demokratike e Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre të sotshmeve.
"Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur se kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike", ka thënë Ukë Rugova. "Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës", thotë ai.