E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fotografohet Titaniku i fundosur në oqean

Një ekip shkencëtarësh dhe arkeologësh nëpërmjet një një pajisjeje të sofistikuar me një kamera dhe ka bërë të mundur filmimin dhe fotografimin e Titanikut të fundosur në oqean. Për herë të parë janë publikuar pamje tre dimensionale dhe të një cilësie të lartë të anijes. Imazhet e anijes luksoze të pasagjerëve janë mundësuar duke përdorur hidrolokatorë të kombinuar me video me rezolucion të lartë. Ekspedita është organizuar nga grupi amerikan RMS Titanic. Ekipi i shkencëtareve shpreson të mund të arrijë të krijojë një hartë të detajuar të anijes gjë e cila do të çojë ndoshta në një përfundim edhe më të qartë e të saktë se përse u mbyt anija gjigande. Stafi i cili do të zhvillojë një mision 20 ditor do të lançojë video dhe foto në kohë reale edhe në facebook. Dikur mendohej se Titanic-u nuk mund të fundosej, por përplasja me një ajsberg në 14 prill të 1912 , bëri që 1500 persona të humbnin jetën. Trupi i anijes është zbuluar rreth 4 kilometra ose 2.5 milje nën siqerfaqene detit në 1985, pas dekadash kërkimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›