Djali i “Mirit të Xhikes”,hiqet nga trungu familjar
Gjykata e Tiranës, heq djalin e "Mirit të Xhikes" nga trungu familjar i gjyshërve.
Fatos Mahmutaj
Vendimin në favor të Besnik dhe Luan Ramës dy vëllezërve të biznesmenit të vrarë, e shpalli dje gjyqtarja kryeqytetase Elona Gjoka, e cila pranoi kërkesën e tyre me objekt: "Pavlefshmëri e regjistrimit të fëmijës Endi Rama, i datëlindjes 10 mars 2000 në trungun familjar të Fetah dhe Haxhire Ramës, si dhe fshirjen e këtij regjistrimi". Tashmë, sipas vendimit të djeshëm, fëmija tetë vjeç do i bashkëngjitet trungut familjar të nënës së tij, Manjola Prifti, dhe dy gjyshërve të tij Fetah dhe Haxhire Rama. Gjykatësja e çështjes pohoi dje se, në bazë të këtij vendimi palët kanë të drejtë të ankimojnë pakënaqësitë e tyre në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditësh nga e nesërmja e shpalljes. Nëse nuk e ankimojnë gjatë kësaj kohe vendimi merr formë të prerë dhe bëhet i ekzekutueshëm. Padia e depozituar në gjykatë më 31 mars të këtij viti është e disata, në vazhdën e një sërë procesesh gjyqësore të zhvilluar midis nipit Endi Rama dhe dy xhaxhallarëve të tij Besnik dhe Luan Rama, ndërsa shkak për mosmarrëveshjet e vazhdueshme midis tyre është bërë trashëgimia e pronave të familjes. Në këtë proces, që përfundoi në favor të xhaxhallarëve, pala e paditur ishte Manjola Prifti, nëna e 8-vjeçarit, si dhe zyra e Gjendjes Civile në njësinë bashkiake numër 1 në kryeqytet.
Procesi
Gjatë procesit janë zhvilluar shtatë seanca gjyqësore, ku në të djeshmen palët paraqitën konkluzionet përfundimtare dhe gjykata shpalli vendimin. Në dy seanca përgatitore të zhvilluara në fillim të procesit, gjykata i ftoi palët për ta zgjidhur çështjen me mirëkuptim midis tyre, por çdo gjë ka rezultuar e kotë pasi paditësit kanë pretenduar se kompromisi me ta ishte çregjistrimi i nipit nga regjistrat e Gjendjes Civile. Pas kësaj, gjykatësja e çështjes u detyrua ta kalonte çështjen për ta zgjidhur nëpërmjet shqyrtimit të pretendimeve dhe provave të palëve në seancat gjyqësore. Dy paditësit pohuan në gjykatë se, nipi i tyre "de fakto" jetonte me nënën e tij dhe për pasojë ai duhet të hiqej nga trungu familjar i Fetah dhe Haxhire Ramës. Ndërkohë në një proces tjetër dy vëllezërit e biznesmenit të ekzekutuar më 29 mars 2003, kanë pretenduar se nipi i tyre, i lindur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është regjistruar në zyrat e Gjendjes Civile në Tiranë sipas ligjeve, pasi dokumentacioni nga Amerika pretendohet se nuk është sjellë zyrtarisht, por dorazi. Pavarësisht kësaj, gjykata, në një tjetër vendim të mëparshëm ka lëshuar vendimin e dëshmisë së trashëgimisë për Endi Ramën duke e bërë atë pronar të pasurisë që i përkiste të atit të tij Fatmir Rama, i cili njihej si Miri i Xhikes, i vrarë më 29 mars 2003.
Pasuritë
Deri pak muaj më parë, dy vëllezërit e Fatmir Ramës, ndodheshin në proces me nipin e tyre pasi ky kërkonte të ishte pjesëtar i barabartë me xhaxhallarët në pasurinë e trashëguar të familjes. Mosmarrëveshja midis tyre për shkak të pronësisë ka përfunduar disa herë në gjykatë, por nuk ka pasur asnjë vendim gjyqësor që t'i jepte fund konfliktit civil të tyre, që ka nisur vetëm pak kohë pas vrasjes së të atit të të miturit. Burime nga gjykata pohojnë se, më parë djalit tetëvjeçar Endi Rama i është dashur që me anë të proceseve gjyqësore të vërtetonte atësinë, ndërsa më pas të kërkonte bashkëpronësinë me vëllezërit e të atit. Në një nga proceset e mëparshëm është vërtetuar se fëmija 8-vjeçar është djali biologjik i Mirit të Xhikes, ndërkohë sipas ligjeve në fuqi ai përfitoi trashëgiminë mbi pasurinë e të atit. Pak kohë më parë procesi që ndodhej në gjykatë prej disa vitesh për ndarjen e pasurisë u pushua me kërkesë të palëve, të cilët e zgjidhën me mirëkuptim atë. Kjo padi që përfundoi dje së shqyrtuari dhe që u zgjidh në favor të xhaxhallarëve të 8-vjeçarit Endi Rama, siç duket ka rikthyer sërish konfliktet civile midis tyre për ndarjen e pronave, mes të cilave edhe lokalin "Kartodrom 2000".
Atentati “mafioz”, ekzekutoi pronarin e “Kartodrom”, Rama
TIRANE - Miri i Xhikes, emri i vërtetë i të cilit është Fatmir Rama, u vra gjatë një atentati të tipit mafioz në lokalin e tij "Kartodrom 2000" teksa ndodhej në shoqërinë e disa miqve, duke ndjekur një ndeshje futbolli të kombëtares sonë. Gjithçka ndodhi më 29 mars 2003 kur persona të maskuar dhe armatosur me "Kallashnikovë" qëlluan me breshëri ndaj tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Të njëjtin fat të keq me të e patën edhe dy persona të tjerë, ndërsa një tjetër vdiq në spital pak ditë më vonë. I vetmi që reagoi ndaj atentatorëve ishte Ylli Kelmendi, mik i Fatmir Ramës, i cili qëlloi me pistoletë drejt atentatorëve, duke plagosur njërin prej tyre. Tetë muaj më vonë për këtë ngjarje përfundoi në qeli i riu kryeqytetas, Lavdërim Tufa, fqinj i viktimës Rama, i cili pas një procesi maratonë u dënua me burg përjetë në bazë të një prove gjenetike. Prova që e implikon atë është përputhja rreth 70 % e ADN-së së tij me një fije floku, që u gjet në maskën e hedhur nga njëri prej atentatorëve. Tashmë dosja e tij është nisur në Strasburg, pasi është lënë në fuqi nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar. Ndërkohë është fakt se pasuria e familjes Rama gjatë kohës që Fatmiri ishte gjallë administrohej nga të tre vëllezërit. Ajo nuk ishte nuk ishte ndarë midis tyre, ndërsa rëndomë lokali "Kartodrom 2000" njihej si kartodromi i Mirit të Xhikes. fa.ma