E Diel, 1 Nëntor 2026

Abramoviç pëlqen menunë dhe ble lokalin roman 3,5 milionë euro



Në shtëpinë Abramoviç çmenduritë nuk kanë të sosur. Nëse mendoni se për martesën e tij me Daria Zhukovën, miliarderi rus do të kufizohej vetëm me blerjen e dhuratave të vogla, si vepra arti për 120 milionë dollarë dhe vilën e Aspen që i kalon të 12 milionë eurot, gaboheni! Gjatë një udhëtimi në Romë, ai dhe bashkëshortja kanë provuar kuzhinën e Julian Cafè, një lokal pranë Castel sant'Angelo dhe pas kësaj, pasaniku rus ka vendosur ta blejë lokalin për ta futur në listën e gjatë të dhuratave që do t’i bëjë bashkëshortes së tij të ardhshme. Sipas “Metropolitan Post”, ish modelja e famshme ruse po ndjek disa kurse për t’u bërë kuzhiniere, një pasion që i kishte lindur në Romë, pasi kishte provuar pjatat romanjole. Miliarderi ka blerë jo vetëm lokalin. por dhe stafin brenda tij duke nisur që nga kamarierët, kuzhinierët dhe gjithçka tjetër. Abramoviç ka shpenzuar 3,5 miliionë euro për t’i bërë të vetat të gjitha këto.

Pushimet e Vierit, ditën me bionde, natën me brune

Nuk jemi gabim nëse themi se Kristian Vieri e ka mendjen veç te topat! Por kësaj here futbolli nuk ka të bëjë shumë me argumentin tonë. Futbollisti italian është parë kohët e fundit gjatë pushimeve të tij i shoqëruar nga dy femra të bukura, e dashura e tij Melisa Sata dhe një bionde e mistershme ne të cilën po shëtiste në bregdet. Zakonisht, bomberi italian ka pëlqyer më tepër femrat brune, por duke gjykuar nga shikimi i tij i kapur në fotografinë e servir nga paparacët nuk mund të thuhet se nuk i pëlqejnë biondet. Madje ai lëshon një goxha shikim drejt gjinjve rrumbullakë të mikes së tij. Blerja më e re e Atalantës ka deklaruar së fundi se është i dashuruar marrëzisht pas Melisës, me të cilën janë bashkë prej më shumë se dy vitesh. Të dy janë parë shpesh në mbrëmje apo dhe shëtitje rastësore të dalin të pandarë. Pra gjithçka duket se mes tyre shkon për mrekulli, të paktën shpresojmë që kështu të jetë edhe pas shikimit që futbollisti i hedh gjinjve të mikes së tij të panjohur. Aktualisht Melisa ndodhet në Milano, kurse Vieri në plazhin e Sardenjës me një femër bionde e simpatike, të panjohur deri tani publikisht. Në këtë moment ndoshta duhet të bëjmë pyetjen: A mos ka hyrë në krizë lidhja dashurore mes Kristian Vierit dhe velinës Melisa Sata? As këtë mos e çoni ndërmend pasi bëjmë shaka. Vieri sapo është kthyer në Milano dhe ka takuar të dashurën e tij historike me të cilën më pas kanë bërë xhiro mbi një vespa.
Padyshim, ky është vërtet një nga çiftet VIP më tërheqëse në Itali.

24 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›