E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i Fiorentinës, shkarkohet pas sulmit fizik ndaj lojtarit të tij (VIDEO)

http://www.youtube.com/watch?v=Lm_UPqY_pVM

Tensioni i lartë në ekipin e Fiorentinës ka përfunduar me një shfaqje të shëmtuar gjatë takimit me Novarën. Trajneri i Fiorentinës, Delio Rosi ka sulmuar fizikisht lojtarin e tij, Adem Ljajiç, pasi ky i fundit e provokoi, pas zëvendësimit në minutën e 32-të. Pas ngjarjes, trajneri është shkarkuar nga puna.

51-vjeçari, sulmoi fizikisht lojtarin serb, pasi në mënyrë sarkastike kundërshtoi vendimin e tij për ta zëvendësuar, në kohën kur rezultati ishte 0-2 në favor të Novarës, e cila tashmë ka rënë në kategorinë e dytë.

Presidenti i klubit, Andrea Della Valle e shkarkoi ish-trajnerin e Lacios dhe Palermos menjëherë pas ndeshjes. E kam marrë këtë vendim në të mirë të tij, në mënyrë që ta kuptojë që u soll në mënyrë të gabuar. Asnjë lloj provokimi nuk mund të justifikojë atë reagim, tha Della Velle duke shtuar se do të ketë masa disiplinore edhe ndaj Ljajiç. Largimi dramatik i Rosit vjen vetëm pak muaj pasi kishte zëvendësuar në këtë detyrë trajnerin e pushuar Sinisa Mihajloviç.

Fiorentina, e cila titullin e fundit kampion e ka fituar në vitin 1969, në fund arriti të barazojë rezultatin dhe tashmë i nevojitet vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura për të siguruar qëndrimin në Serinë A. /CNN/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›