Deputeti gjerman: Zgjidhje modus vivendi për veriun e Kosovës

Peter Weiß
Kryetar i grupit parlamentar për Evropën Juglindore në Bundestagun gjerman, Peter Veib shprehet se Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë një zgjidhje për Veriun e Kosovës. Ai tha se duhet gjetur një zgjidhje modus vivendi.
Deputeti gjerman shprehet se nuk mund të vazhdohet me këtë situatë ku nga një anë Serbia sillet sikur ajo pjesë në mënyrë të vetëkuptueshme është pjesë e Serbisë dhe qytetarët dhe qytetaret e atjeshme mund të votojnë për parlamentin e Serbisë dhe nga ana tjetër Kosova insiston që kjo është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe një shkelje e integritetit territorial të Kosovës.
“Është urgjentisht e nevojshme që qeveritë në Prishtinë dhe Beograd të bien dakord për një modus vikendi* për Veriun e Kosovës. Përndryshe sa herë që të ketë zgjedhje në Serbi apo sa herë që të ketë zhvillime të reja do të paraqiten edhe vështirësi të reja dhe situatat e tilla para së gjithash do të shfrytëzohen nga përkrahësit e nacionalizmit nga të dyja palët”, ka thënë Veib në një intervistë për Dojçe Vele.
Si nënvizon se Plani i Ahtisarit, ka treguar disa mundësi se si Serbia në të ardhmen mund të sigurojë të drejta të veçanta në Veri të Kosovës dhe se tani të dy qeveritë duhet të bien dakord për një zgjidhje pasi përndryshe nuk do të ketë qetësi në Veri të Kosovës.
Modus Vivendi, është një frazë latine që nënkupton arritjen e një marrëveshje kur ka dy opinione të ndryshme. Modus do të thotë rrugë ndërsa Vivendi do të thotë jetë. Në këtë mënyrë modus Vivendi do të thotë një zgjidhje për të mos penguar jetën e përditshme. /F.S/