E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle i bindur: E ardhmja e Shqipërisë në BE

“Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për të plotësuar 12 rekomandimet e BE, që i hapin rrugë statusit të vendit kandidat, zbatimin e të cilave kërkon edhe Fyle” tha Kryeministri Berisha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Kryeministri i Shqipërisë tha se “diskutuam gjerësisht problematikën e integrimit të vendit në BE, problematikën lidhur statusin në BE. Ky ishte një rast i shkëlqyer për ti shprehur vlerësimet e mija më të përzemërta atij, bashkëpunëtorëve të tij në Bruksel, Saninnos e Sequit për ndihmën shumë të çmuar që kanë dhënë në këtë proces, i cili pas marrëveshjes së nëntorit mes forcave politike dua të theksoj se ka marrë vlerësim të veçantë. 12 prioritetet kanë qenë përparësia më madhore në të gjitha institucionet e vendit. Integrimi është një proces që bazohet mbi merita, ta dëshmojmë, të realizojmë reformat, besoj se kemi kapacitete për të plotësuar 12 rekomandimet”, tha ai.

Ndërkohë, për zgjedhjen e Presidentit, Kryeministri Berisha tha se do të respektohet Kushtetuta. “Procesi për zgjedhjen e Presidentit do të nisë në kohën e caktuar”.

Nga ana tjetër, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, shprehu bindjen se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, porse ecuria e integrimit varet nga ecuria e reformave kyçe.

Duke folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë, Fyle tha se “çështja më e rëndësishme është zgjedhja e presidentit.  Jam i kënaqur që kemi arritur në dy pika të përbashkëta për këtë çështje. E para, dëshiroj të them se kjo ka të bëjë me vendosmërinë e qeverisë, por nga ana tjetër dhe vendosmërinë e Ramës për të përfunduar punën për reformën zgjedhore dhe parlamentare para se të fillojnë proceduarat për zgjedhjen e Presidentit. Së dyti, angazhimi i kryeministrit dhe qeverisë që të sigurohemi se zgjedhja e presidentit të jetë proces i negociueshëm. Në zyrën  e presidentit duhet të vije dikush që pasqyron qartë frymën e kushtetutës si dhe do të përfaqësojë unitetin e popullit shqiptar”.

Fyle më tej tha se “do të mbështesim ligjin e medias. Në tiranë do të organizohet një konferencë që nuk është sfidë vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën”.

Në përfundim Fyle shprehu mbështetjen për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në BE. “Për sa i përket Serbisë mbetet punë e madhe për normalizimin e marrëdhënieve meskaj dhe Kosovës”.

Më herët, Fule ka takuar në selinë e Partisë Socialiste, kryetarin e opozitës, Edi Rama, teksa më vonë do të mbajë një fjalim në sallën e Parlamentit të Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2012-05-03 10:46
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›