E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Umberto Bossi- t, me diplomë shqiptare të blerë?

Romë- Ndërsa ish- kreu i Lega Nord, Umberto Bossi, po vazhdon të hetohet, është zbuluar një diplomë e djalit të tij e marrë në Shqipëri e cila dyshohet të jetë blerë.

Sipas mediave italiane, Renzo Bossi, është pajisur me një diplomë në degën e Administrim biznesi në universitetin privat Kristal në datën 29 shtator të vitit 2010.

Sipas diplomës personi në fjalë ka marrë nota shumë të mira në të gjitha lëndët, por çudia qëndron në faktin se ai ka mbaruar në vitin 2009 maturën dhe në 2010- ën është pajisur me diplomë.

Sipas hetuesve ka shumë mundësi që diploma të jetë blerë dhe sipas tyre janë shpenzuar fondet e fushatave elektorale të Lega Nord.

umberto-bosi diploma diplomma djali-i-Bossit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›