Itali, djali i Umberto Bossit i diplomuar në Shqipëri, dyshohet se diploma është blerë
ROME - Djali i ish-liderit të Lega Nord, Umberto Bossi disponon një diplomë shqiptare. Dokumenti u gjet në kasafortën e financierit të Lega Nord, Francesco Belsito nga hetuesit që janë ngarkuar për të zbuluar detaje në lidhje me skandalin e shpërdorimit të fondeve të partisë nga ish-lideri Bossi.
Mediat e shtetit fqinj publikuan sot fotokopjen e diplomës së Renzo Bossit, e cila mban vulën e një Universiteti privat në Shqipëri.
Pak kohë më parë shefja e administratës së Lega Nord, Nadia Dagrada deklaroi në prokurori se në listën e shpenzimeve të partisë rezultonte edhe shkollimi i djalit të Umberto Bossit, i cili sipas saj, po studionte në një universitet në Londër. Nadia Dagrada shpjegoi se shkollimi i Renzos do të kushtonte rreth 130 mijë euro, por jo të gjitha shpenzimet do të mbuloheshin nga fondet e partisë.
Por emisioni televiziv "Striscia la Notizia" u përpoq të zbulonte diçka më shumë nga i biri i Bossit në lidhje me shkollimin e tij, po ky i fundit nuk pranoi të jepte detaje.
Tashmë misteri u zbulua. Në fakt djali i Umberto Bossit rezulton të jetë diplomuar në 29 shtator të 2010-ës në një Universitet privat të Tiranës, për Menaxhim Biznesi.
Në dokumentet e publikuara duket se Renzo Bossi ka qenë një student i shkëlqyer dhe ka arritur rezultate shumë të mira në të gjitha degët.
Hetuesit e Milanos dhe Napolit dyshojnë se djali i Bossit nuk e ka frekuentuar fare fakultetin dhe se diploma është blerë me fondet e fushatave elektorale të Lega Nord.
(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Renzo Bossi, ja diploma që mori në Shqipëri