E Diel, 1 Nëntor 2026

Gingrich mbyll zyrtarisht fushatën presidenciale

SHBA- Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Newt Gingrich ka përfunduar zyrtarisht fushatën e tij presidenciale.

Ai tha se zgjedhjet e Nëntorit ofrojnë një zgjedhje midis zotit Romney dhe presidentit aktual Barack Obama.

Zoti Gingrich i dha fund fushatës së tij më rreth 4 milionë dollarë borxhe, siç raporton BBC.

Gingrich u tha gazetarëve përmes një fjalimi që mbajti në një hotel në Arlington të Virginias: ‘Sot po pezulloj fushatën. Por pezulli i fushatës s’do të thotë pezulli i shtetësisë’.

Ai deklaroi se gjithmonë i ka bërë vetës pyetjen nëse Romney është mjaftueshëm konservator, dhe sipas tij përgjigjen e ka marrë nëse e krahason me zotin Obama.

‘Kjo nuk është një zgjedhje mes zotit Romney dhe Ronald Regan. Kjo është zgjedhja mes Mitt Romney-t dhe të majtit më radikal për president në historinë e Amerikës’. Duke shtuar se Romney ka njohuri shumë të medha në krijimin e vendeve të punës sesa zoti Obama. Fundi i fushatës së tij lë Ron Paul si një sfidant imagjinar të zotit Romeny. Ky i fundit nuk është ende kandidati kryesor i republikanëve po ai është në rrugen e duhur pasi mund të marrë 1.144 delegatë që duhen për tu nominuar në fund të Majit.

Një sëri humbjesh, debate të fuqishme televizivem dhe videot me mesazhe negative kundër Santorum dhe Gingrich bënë që ky i fundit të dalë nga gara.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›