Gjermani, hapet shkolla e parë për fëmijët e stresuar
TIRANE – Kriza ekonomike shkakton depresion tek të rriturit por nuk kursen as të vegjlit, të cilët ndikohen shumë nga gjendja e prindërve.
Për këtë arsye në Gjermani është hapur një shkollë pikërisht për fëmijët e stresuar, që shfaqin simptoma ankthi të shkaktuara nga shqetësimet ekonomike të prindërve.
E ideuar nga ekspertë të fushës, në bashkëpunim me organizatën e shëndetit “Kneipp Association”, kjo shkollë do të trajtojë kryesisht fëmijë nga 3 vjeç e sipër.
Më ndihmën e specialistëve, fëmijët relaksohen me masazhe, vrapime në barin e njomë apo me ushtrime të posaçme antistres.
Sylvia Gross, një nga mësueset e kësaj shkolle, shpjegon se stresi tek fëmijët nuk shkaktohet vetëm nga problemet e prindërve, por edhe nga kërkesat e shumta që të rriturit kanë ndaj tyre.
(er.nu/BalkanWeb)