E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta me dema Spanja i jep fund eres se korridave

Përfundon era e korridave në rajonin katalanas të Spanjës. Të dielën në stadiumin Monumental të Barcelonës u zhvillua ndeshja e fundit me dema pasi prej janarit të vitit 2012, hyn në fuqi ligji rajonal i cili ndalon të ashtuquajturën “Festa kombëtare e janarit”. 

Rreth 20 mijë spektatorë, vendas e të huaj panë në aksion toreadorin e famshëm Hose Tomas. Ligji kundër ndeshjes me dema u mor pas reagimit të aktivistëve për të drejtat e kafshëve të cilët kundërshtuan fuqishëm zhvillimin e ketyre ndeshjeve. Madje 20 prej tyre, të veshur me të zeza festuan jashtë stadiumit me shampanjë përfundimin e traditës shekullore kombëtare.  

Elona Memushi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›