“Djali kishte ardhur me pushime të shtëpia jonë”
Daja i vogëlushit nga Donofrosa e Beratit, atje ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë, Altin Xhixha tymos duhan dhe përzien lotët me tymin e tij.
Si ndodhi vrasja e nipit tuaj?
Fëmijët ishin duke luajtur. Nipçja, Endriti, ishte së bashku me një fëmijën e vëllait tjetër, gjashtë vjeç, para shtëpisë time. Po qeshnin dhe luanin së bashku. Ai erdhi për të kaluar pushimet semestrale të shkollës tek unë. E doja shumë. I sëmuri, banor i fshatit tonë, doli nga shtëpia duke ulërirë e duke vrapuar dhe shkoj drejt e te fëmijët. Afër tyre ishte një karrocë, ne i themi në gjuhën e përditshme, biroç. Ai rrëmbeu një dërrase nga biroçi dhe u sul drejt fëmijëve. Nipi tjetër, djali i vëllait, u larguar me vrap. Endriti nuk e pa agresorin. Ky e qëlloi disa herë në kokë djalin dhe e la gati të vdekur mes gjakut. Pastaj iku me vrap, s’di se ku. Dolëm të gjithë, ishte e tmerrshme të shikoje nipçen mes gjakut, duke vdekur.
Po më pas si vepruat?
U përpoqëm t’i jepnin ndihmën e parë. E morëm ashtu të gjakosur dhe pa ndjenja, e hipëm në një makinë dhe u nisëm drejt spitalit Fier. Është më afër nga Donofrosa, sesa spitali i Beratit. Rrugës nipi vdiq. E mbërritëm në spital, por ishte e kotë.
Çfarë do të kërkonit tani nga institucionet shtetërore, duke qenë se jeta e nipit tuaj iku prej një njeriu të sëmurë mendor?
Dua drejtësi. Të përgjigjet babai i tij. Ai nënshkroi kur e tërhoqi nga spitali i Vlorës, ku Arseni, i sëmuri mendor ishte i shtruar. Deklaroi se do të kujdesej për djalin e tij dhe se mbante përgjegjësi për çdo veprim të tij, ose të ndërhyjë shteti dhe të përgjigjet babai, ose unë do të kërkoj llogari deri në një. Edhe të afërm të tjerë pohojnë të njëjtën gjë. Xhaxhai i vogëlushit, Rushit Dreka pohon se ka parë fëmijën me mjaft plagë në kokë, ishte goditur egërsisht.