E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali plagos me thikë mikun e babait

Një 50-vjeçar është plagosur rëndë me thikë ndërsa
kishte shkuar për vizitë te miku i tij. Ngjarja ka ndodhur
në orën 20:00 të së enjtes në fshatin Pojan pas një
konfl ikti që ka nisur pasi viktima dhe autori kishin kthyer
disa gota raki. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se
Muharrem Spahillari është
transportuar në gjendje
kritike për jetën me plagë
të shumta në trup. Spahillari
është dërguar në
spitalin e Korçës një orë
pas ngjarjes që i rrezikon
jetën. Nga hetimet e policisë
rezulton se ai është
qëlluar disa herë më thikë
në trup nga 23-vjeçari
Edison Demiri. Lidhur me
rrethanat e kësaj ngjarjeje,
policia sqaroi se 50-vjeçari është qëlluar me thikë, pasi me
të riun kishin pasur një sherr në banesën e këtij të fundit.
Babai i autorit të plagosjes, i cili po ziente raki në oborrin
e shtëpisë, kishte ftuar për vizitë Spahillarin. Por pasi kanë
kthyer disa gota nga "balli i kazanit", mes tyre është ndezur
një debat që ka kaluar më tej në sharje dhe fyerje. Rreth
orës 20:00, kur sherri ishte acaruar, Edison Demiri, djali të
zotit të shtëpisë, ka marrë një thikë nga shtëpia dhe ka
goditur disa herë shokun e babait. I plagosuri ka mbërritur
në spital rreth orës 21:00, i shoqëruar nga familjarët e
autorit të plagosjes. Policia ka bërë menjëherë arrestimin
e 23-vjeçarit Edison Demiri, ndaj të cilit rëndon akuza e
plagosjes së rëndë me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›