E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Jo koalicion paszgjedhor me PS ose LSI

Selia blu reagoi dje për koalicionet paszgjedhore të Partisë Demokratike. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, ka pohuar se "Rama dhe Meta janë gjysmat e kalbura të një molle, me të cilët nuk bëhet koalicion". Duke perifrazuar Kryeministrin Berisha, zëdhënësi Bogdani ka hedhur poshtë çdo formë bashkëpunimi mes Partisë Demokratike dhe PS dhe LSI pas zgjedhjeve të 28 qershorit. "Kryeministri, në deklaratën e tij të mbrëmshme, ka bërë të qartë se Rama dhe Meta janë gjysmat e kalbura të një molle me të cilët nuk bën koalicion, por për luftën e brendshme politike brenda opozitës, Edi Rama urdhëron mediat të trillojnë deklarata të paqena", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›