Zvicër, goditet rëndë sekreti bankar
Qeveria e Zvicrës bëri të ditur
dje se ishte e gatshme
të bashkëpunonte në
çështjet ndërkombëtare
të shmangies së taksave, duke
thyer kështu traditën e gjatë të
mbrojtjes së klientëve të huaj të
pasur që akuzohen për fshehje
të milionave të tyre në bankat e
vendit alpin. Megjithatë, qeveria
deklaroi se do të vazhdonte që
të ruante një pjesë të mirë të
rregullave që përbëjnë sekretin
bankar, por tashmë vendet e
tjera mund të mbështeteshin
në bashkëpunimin e Zvicrës në
çështjet e shmangies së taksave.
"Ne duam që asistenca të kufi
zohet në raste të përcaktuara",
deklaroi në një konferencë për
shtyp, Presidenti i vendit, i cili
ngulmon që kërkimi i informacionit
për shumë klientë do të
dëmtonte bankat. Zvicra rrezikon
që të përfshihet në listën e zezë
të vendeve që konsiderohen si
"parajsa takash", listë që do të
përpilohet në takimin e G20 më 1
prill ndaj po përpiqet që të tregohet
sa më shumë bashkëpunuese.
Edhe Austria dhe Luksemburgu,
që konsiderohen gjithashtu si
"parajsa taksash" deklaruan se
do të ishin më bashkëpunuese
në çështjet e mashtrimeve me
taksat. Megjithatë, Zvicra ka qenë
nën presionin më të madh, jo
vetëm tani, por prej një kohe të
gjatë. Kulmi i krizës ishte fi llimi
i marsit kur Shtetet e Bashkuara
i kërkuan bankës më të madhe
zvicerane UBS që t‘u jepte dosjet
e klientëve të saj amerikanë që
do të hetoheshin për shmangie
taksash. Autoritetet zvicerane ia
dhanë dokumentet e kërkuara
të 300 personave, por refuzuan
identifikimin e mbi 50 mijë
klientëve të tjera amerikanë që
Uashingtoni i kërkon me ngulm.
Si banka, ashtu edhe qeveria
zvicerane bënë të ditur se një
bashkëpunim i mëtejshëm do
të binte në kundërshtim me ligjet
zvicerane të sekretit bankar.
Tani Zvicra pritet të adaptojë
standardet e Organizatës për
Bashkëpunim Evropian dhe
Zhvillim me qendër në Paris.
Zvicra është një ndër qend-
rat më të mëdha bankare në
botë dhe kjo është hera e parë
që ka pranuar t‘i nënshtrohet
rregullave të organizatës së
mësipërme. Ky ndryshim vjen
edhe falë presionit të madh që
po i bëhet gjithë sistemit bankar
botëror. Për sa i përket takimit të
G20, ai pritet që të fokusohet në
nevojën e një sistemi rregullator
më të rreptë që të mos lejojë më
ndodhjen e katastrofave si ato
që po i ndodhin aktualisht të
gjitha institucioneve fi nanciare
në pjesën më të madhe të botës.
dje se ishte e gatshme
të bashkëpunonte në
çështjet ndërkombëtare
të shmangies së taksave, duke
thyer kështu traditën e gjatë të
mbrojtjes së klientëve të huaj të
pasur që akuzohen për fshehje
të milionave të tyre në bankat e
vendit alpin. Megjithatë, qeveria
deklaroi se do të vazhdonte që
të ruante një pjesë të mirë të
rregullave që përbëjnë sekretin
bankar, por tashmë vendet e
tjera mund të mbështeteshin
në bashkëpunimin e Zvicrës në
çështjet e shmangies së taksave.
"Ne duam që asistenca të kufi
zohet në raste të përcaktuara",
deklaroi në një konferencë për
shtyp, Presidenti i vendit, i cili
ngulmon që kërkimi i informacionit
për shumë klientë do të
dëmtonte bankat. Zvicra rrezikon
që të përfshihet në listën e zezë
të vendeve që konsiderohen si
"parajsa takash", listë që do të
përpilohet në takimin e G20 më 1
prill ndaj po përpiqet që të tregohet
sa më shumë bashkëpunuese.
Edhe Austria dhe Luksemburgu,
që konsiderohen gjithashtu si
"parajsa taksash" deklaruan se
do të ishin më bashkëpunuese
në çështjet e mashtrimeve me
taksat. Megjithatë, Zvicra ka qenë
nën presionin më të madh, jo
vetëm tani, por prej një kohe të
gjatë. Kulmi i krizës ishte fi llimi
i marsit kur Shtetet e Bashkuara
i kërkuan bankës më të madhe
zvicerane UBS që t‘u jepte dosjet
e klientëve të saj amerikanë që
do të hetoheshin për shmangie
taksash. Autoritetet zvicerane ia
dhanë dokumentet e kërkuara
të 300 personave, por refuzuan
identifikimin e mbi 50 mijë
klientëve të tjera amerikanë që
Uashingtoni i kërkon me ngulm.
Si banka, ashtu edhe qeveria
zvicerane bënë të ditur se një
bashkëpunim i mëtejshëm do
të binte në kundërshtim me ligjet
zvicerane të sekretit bankar.
Tani Zvicra pritet të adaptojë
standardet e Organizatës për
Bashkëpunim Evropian dhe
Zhvillim me qendër në Paris.
Zvicra është një ndër qend-
rat më të mëdha bankare në
botë dhe kjo është hera e parë
që ka pranuar t‘i nënshtrohet
rregullave të organizatës së
mësipërme. Ky ndryshim vjen
edhe falë presionit të madh që
po i bëhet gjithë sistemit bankar
botëror. Për sa i përket takimit të
G20, ai pritet që të fokusohet në
nevojën e një sistemi rregullator
më të rreptë që të mos lejojë më
ndodhjen e katastrofave si ato
që po i ndodhin aktualisht të
gjitha institucioneve fi nanciare
në pjesën më të madhe të botës.