Kryeministri Berisha, akuza personale Ramës
Afrimi i fushatës zgjedhore rrit tensionin mes kampeve politike. Kreu i mazhorancës sulmoi ashpër kreun e socialistëve në jetën personale dhe familjare. Ai u kërkoi qytetarëve dhe votuesve të qytetit të Shkodrës të mos i besonin votën Ramës në zgjedhjet e 28 qershorit. E menjëhershme ishte përgjigjja e zëdhënëses së socialistëve që denoncoi publikisht deklaratat e Kryeministrit.
Sulmi
Kryeministri Sali Berisha nuk e ndalon hovin për të sulmuar rivalin politik, Edi Rama, në jetën private dhe familje. "Unë, dy muaj më parë, dhe ju thashë se druaj se e kanë kastruar që në rini. U faktua plotësisht e vërtetë me të gjitha dokumentet dhe qëndrimet që mbajti më pas", theksoi Kryeministri në takimin e djeshëm në qytetin e Shkodrës. Shefi i qeverisë shoqërohej në këtë vizitë nga Kryetarja e Parlamentit dhe deputetët e Shkodrës. "Ju bëj thirrje që, në interesin më të madh tuajin dhe fëmijëve tuaj mos harroni, nuk them mos harroni kurrë lakuriqësinë e tij, por mos harroni kurrë si i numëroi votat në bashki. Mos harroni kurrë se si u ngrit dy metra duke numëruar votat dhe duke i fabrikuar ato, është i biri i të atit, nuk ka të ardhme, është e shkuara", u shpreh Berisha. Kryeministri, duke u përpjekur të jetë më etik se herët e tjera në adresë të njeriut që i rrezikon karrigen pas zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk la pa përmendur ato deklarata që ai ka programuar për të thënë vetëm pak muaj para zgjedhjeve. "Harrojeni Edi Ramën, si një politikan lakuriq që del plazheve të botës. Harrojeni Edi Ramën si një njeri që dhunon Kodin më të shenjtë të njeriut, Kodin e Vdekjes, dhe bën mitingje për të shpallur të vrarë të aksidentuarit", nënvizoi Berisha. Harrojeni dhe faljani këto, shtoi ai, por mos ia falni kurrë atë post tiranit që u ngrit pas 18 vitesh liri dhe numëronte votat një, katër, shtatë, tetë për të mbajtur karrigen e tij. Berisha konstatoi para të pranishmëve se kryetari i PS-së "është një rrezik i madh potencial për lirinë".
Reagimi
Në vlerësimin e zëdhënëses së Kryesisë së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, Kryeministri sulmoi me një primitivizëm që s‘ka asnjë lidhje me Kodin Etik të familjes evropiane kryetarin e opozitës dhe familjen e tij. "Të njëjtën gjë po bën prej javësh edhe e gjithë shpura e oborrtarëve të tij. Ne mendojmë se, në fakt, kjo baltosje e kthyer në platformë politike të PD-së, flet më mirë se çdo koment për krizën e ideve dhe të rezultateve të Kryeministrit e të qeverisë së tij", theksoi Kodheli. Nga ana tjetër, shtoi ajo, Kryeministri e shpalli hapur qëllimin e tij për t‘u bashkuar me Ilir Metën, për të bërë qeverinë pas 28 qershorit, përderisa nuk i fiton dot votat i vetëm. PS-ja thotë se kjo nuk përbën asnjë çudi përderisa prej kohësh, Ilir Meta në raport me opozitën mendon, flet e vepron si Berisha, duke u sjellë në fakt si ministër i Berishës që mbulon çështjet e opozitës. "Mbrëmë, shqiptarët panë një shfaqje të mjerueshme të degradimit të politikës në pushtet, dhënë nga zoti Sali Berisha. Kryeministri sulmoi me një primitivizëm që s‘ka asnjë lidhje me Kodin Etik të familjes europiane kryetarin e opozitës dhe familjen e tij", nënvizoi Kodheli.