E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali vret babane se e rrihte

Tirane -Vret babane se e rrihte cdo dite. Krimi i rende brenda familjes ka ndodhur ne Tirane, ne fshatin Zall Mner, te Komunes se Zall Bastarit, ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Sipas tyre, Elton Lika, dyshohet se ka qelluar me arme mbi babane e tij, 72-vjecarin Ahmet Lika. Trupi i pajete i 72-vjecarit, eshte gjetur paraditen e djeshme ne shtepine e tij. Policia ishte duke hetuar ne dy pista, ate te vrasjes dhe vetevrasjes, deri kur ka marre ne pyetje familjaret. Por vetem djali i viktimes, 16 vjec, nuk ishte. Ketu kane nisur dyshimet dhe policia nisi kerkimet per te duke e ndaluar ne Linze, ne tentative per tu larguar. Gjate marrjes ne pyetje ai ka pranuar se kishte qelluar me nje "Kallashnikov", ndaj te atit. Pas pranimit te vrasjes, adoleshenti eshte shoqeruar per ne komisariatin numer 4, ku eshte marre ne pyetje, ne lidhje me shkaqet qe e kishin cuar te kryente kete krim te rende. Ky eshte rasti i dyte brenda pak ditesh qe femijet kane vrare prinderit e tyre, per shkaqe banale.

Vrasja

Krimi ka tronditur serish dje kryeqytetin, kete radhe ne nje familje ne fshatin Zal Mnerr te Tiranes. 16-vjecar Elton Lika, ka ekzekutuar me automatik pas nje grindjeje banale, babane e tij, Ahmet Liken 72 vjec. "Ahmet Lika eshte gjetur pa jete, i vrare me arme zjarri ne banese. Policia ka bere shoqerimin e anetareve te familjes dhe dyshimet jane, per nje veper te djalit te viktimes"- thane burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Krimi i rende mesohet te kete ndodhur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, por policia ka vene ne pranga adoleshentin rreth ores 14:30, te mesdites. Burime nga grupi hetimor, kane bere te ditur se 16-vjecar Elton Lika, ka pranuar krimin para uniformave blu dhe ka bere te ditura arsyet qe e detyruan te ndermerrte nje hap te tille. "Vrava babane se me rrihte", mesohet te kete deklaruar 16-vjecari para uniformave te policise.

Hetimet

Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, thane mbremjen e djeshme se ende po hetohet per rrethanat e sakta dhe rrjedhen e kesaj ngjarjeje te rende, te ndodhur ne nje fshat disa kilometra larg kryeqytetit. Hetimet e para, te seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendeti, tregojne se ngjarja mund te kete ndodhur gjate nates, pas nje grindjeje brenda familjes, mes djalit adoleshent dhe te atit. Nderkohe qe djali mesohet te kete pranuar te kete qelluar mbi babane e tij, me disa plumba, pasi sipas tij, e rrihte dhe kete gjendje nuk mund ta duronte me. Ndaj adoleshentit, mesohet se rendon akuza e "vrasjes". Gjate kontrolleve te ushtruara ne banesen e viktimes, eshte gjendur dhe arma me te cilen adoleshenti dyshohet te kete qelluar me te mbi te atin.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›