Vret te emen se nuk i dha leke
Tirane - Nuk i jepte leke per heroine, i droguari vret nenen e tij, duke e goditur disa here me thike ne pjese te ndryshme te trupit. Ngjarja e rende ka ndodhur ne nje banese, ne afersi te tregut te Medresese, ne kryeqytet. Alkent Birko, 35 vjec i ka marre jeten mamase se tij, Shpresa Hoxha, 60 vjece, pas nje sherri te ndodhur ne shtepine e tyre, per leket e droges, pasi sipas policise autori i dyshuar i vrasjes, qe eshte vetedorezuar, njihet si perdorues narkotikesh, te llojit heroine. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 18:45, te tre diteve me pare. I dyshuari si autor, eshte vetedorezuar ne polici.