Djallëzi fshatare
Po mbyllen zgjedhjet. U hamendësuam në tifozerinë politike "kush fiton dhe kush humbet" dhe, në pikun e një behari të tillë, herë të freskët me reshje e herë të nxehtë deri në 40 gradë, na duhet të përditësojmë një gjë themelore dhe utilitare për të gjithë: Pazarin për t‘u ushqyer.
Përpos "të shtrenjta apo të lira" na duhet medoemos diçka të trazojmë në tregjet e organizuara si të tilla nëpër qytetet tona, porse edhe nëpër qoshkun e rrugicave, pas pallateve apo edhe deri te rrugët nacionale, tek frenojmë makinat për ndonjë perime më të freskët, e deri te furgonat ambulantë që gjezdisin fshatrave më të thellë të vendit me ndonjë thirrje megafoni "shalqi Divjake" apo "domate vendi këtu".
Por ajo që dua të bëj objekt të këtij shkrimi, nuk është thjesht mënyra e të tregtuarit të gjërave në këtë verë të lagësht, por ajo që hasim shpesh si blerës të thjeshtë: hileja e fshatarit. Këtë fillimjave më ra rruga të udhëtoj nga Korça për në Tiranë, dhe sigurisht edhe me porosinë e familjes "na bëj ndonjë pazar", andej nga Korça, e fillova mbarë që në fushën e Sovjanit. Frenoi makina dhe u ngritën fshatarët e buzërrugës. Qepë e patate të stivosura në thasë. Të reja e të bukura. Shkurt, nuk prita dhe një thes të tërë me patate, të lara e të ndritura që dukeshin pas asaj rrjetës së kuqe, e ngarkova në makinë. As që bëra pazar sa e qysh. Malli m‘u duk i mirë. Dhe me këtë oreks për të bërë pazar "që po më ecte", e mbajta frymën në kthesën e Pogradecit, vetëm 200 metra larg stacionit të trenit, ku shesin çdo ditë peshk koran dhe troftë të freskët, që gjallon në akuariumin e qelqit. Ta bën me sy. Dhe fap frenat e makinës për herë të dytë. Kur shoh, rastësisht një mikun tim të vjetër pogradecar, edhe ai blerës si unë. Pazari edhe këtu duhet të ishte me leverdi ekonomike, e jo si ai tjetri që paguan licenca dhe taksë vendi e ku ta di unë tjetër se çfarë. Por fap, miku im i rastësishëm në atë vend, më shpëtoi nga një hile e vogël prej peshkatari dhe tregtari njëherësh.
Peshorja, me të cilën të peshojnë, mban të fshehur në një vrimë muri një golomboç që të ha në peshë, jo pak, por gati një kilogram në më pak se 4 kile.
-Për jabanxhinjtë, kemi tjetër gur peshe, - thotë paturpësisht djaloshi ezmer, -ndërsa për pogradecarët … I kemi përditë këtu, nuk mund t‘ua fusim.
Ika nga Pogradeci me mendimin se kjo "e futur" sikur më kishte sjellë tjetër nerv e inat. Që na ndante mua blerësin, me demek kapitalistin nga qyteti, nga tregtari peshkatar i fshatit, një fytyrë ezmere dhe që binte erë peshkovina. Xhelozi dhe injorancë. Por hajde, thashë, dhe bëra tutje.
Dikush do ta hante pas meje, kjo nuk diskutohej. Dhe e ngrëna siç ua rrëfeva, nuk ishte pak, por plot 1200 lekë të vjetra. Pra, paguaje katër kilogramë peshk dhe me golombocin e vrimës së murit, në ishe jabanxhi e jo vendas nga fshati dhe nahi e njohur, merrje vetëm tri kilogramë.
Rruga e gjatë për në Tiranë dhe me këtë behar me çmime krize, ta bënte me sy tek shikon fshatarët e radhitur nën ndonjë hije dhe që tregtojnë fruta e perime të stinës. Pa mu tharë mirë shija e hidhur e peshkatarëve pogradecarë, frymën e mbajta në të ngjitur të Kërrabës, sapo lë ish-Metalurgjikun. Fshatari i atjeshëm kishte nxjerrë mbi tezgë domate të kuqe dy llojesh, nga ato zemër kau dhe sanjolla, patëllxhanë e kunguj jeshilë, bamje me lulen në majë. Të gjitha të sapovjela.
Mora bamje dhe domate, për të cilat mu betua se nuk e kishin zemrën e bardhë, siç ndodh zakonisht me domatet e tregut, por ishin bio. Bio të gjitha.
Dhe që të mos e zgjas, shkarkova në shtëpi tërë qejf e mburrje pazarin e begatë që kisha bërë, pa ditur se hilen e fshatarit, prodhues dhe tregtar njëherësh, e kisha pasur brenda. Kisha shpëtuar nga ajo e peshkatarëve të Pogradecit, falë të njohurit tim, por e kisha ngrënë me patatet. Vetëm rreshti i parë i thesit kishte qenë patate të lara, dhe gjithë thesi ishte mbushur brenda me patate sa një kakërdhi deleje, guralecë e kalbësira pafund. Pa edhe domatet e elbasanlliut kishin qenë si të gjithë të tjerat: me dell të pafund e të papjekura.
Më e keqja e pazarit ishte bamja e vjelë me gjithë pjesën e kërcellit dhe që, pa asnjë gënjeshtër, pesëqind gramë ishin bamje dhe po kaq bishta…
Sigurisht që gjithkush prej nesh do mërzitej dhe grindej me leckat e veta pas një të ngopure të tillë që mund të kishe pësuar nga fshatarë rrugësh që prodhojnë pakogjë dhe e shesin po vetë për të fituar gjithçka, pa humbur asgjë. Madje me makutërinë që të shesin edhe dheun e arrës, po të munden. Dhe përballë një qytetari kapitalist!... Aq sa në momentin e parë bëheshe gati t‘i hipje makinës e t‘ua përplasje në fytyrë patate e domate hileqarëve të tillë të vegjël fshati. Por ajo që na shqetëson më shumë nuk është hileja që të punon ky fshatar tregtar pa licencë (autori i këtij shkrimi e ka për krenari të qenit fshatar), porse vesi i keq i xhelozisë ndaj pjesës tjetër të shoqërisë që funksionon si blerëse, qytetarit, atij borgjezit që ka paratë dhe del në treg për të blerë e për t‘u ushqyer.
Kjo psikologji është e mbrapshtë, frenuese dhe ndarëse. Është aspak bashkëpunuese dhe me marrëdhënie të ndërsjella tregu në mes.
Nuk ndodh ky fenomen me tregtarin e zakonshëm të perimeve, te tregu te "Vasil Shanto", dhe as me prodhuesin e shalqinjve dhe kastravecëve në fushën e Lushnjës dhe Fierit, që janë dhe mbeten fermerë të vërtetë. Madje, këta të fundit janë shumë më transparentë dhe dorëlëshuar në çmim dhe cilësi të garantuar. E keqja e këtij fenomeni është se ndodh vetëm te fshatarët e vegjël ambulantë, që gjithë ditë rrinë në rrugë me tri kokrra hurma, prej të cilave duan të fitojnë një thes me para.
Duhet të kuptojmë se prodhuesi dhe fermeri i fshatit është tjetër kategori shoqërore dhe tregtuesi një gjë tjetër. Asgjë në mentalitet dhe psikologji nuk i lidh me ambulantet e qoshkave të pallateve, rrugicave dhe ata të rrugëve nacionale.
Dhe përsëri ne frenojmë në këmbët e tyre me dëshirën dhe mendimin se një ditë do jenë më pak hileqarë ndaj nesh, dhe duke pranuar se hileja e tyre e sotme, më së pari është një hile e moralit të ulët, që vetë ata dhe mbarë shoqëria do ta zvetënojnë dhe nxjerrin jashtë mode në një të ardhme jo fort të largët, ku secili do mbajë vendin e vet, fermeri fshatar do prodhojë dhe tregtari do shesë e do tregtojë.