E Diel, 1 Nëntor 2026

Djaloshi i zhdukur prej 3 ditesh gjendet ne Kavaje

TIRANE-  Është gjetur shëndosh e mirë 13 vjecari i cili prej ditë më parë ishte larguar nga familja e tij pa i treguar drejtimin. Policia thotë se Arsen Qosjam banues I qytetit të Korcës është gjetur në një hotel në qytetin e Kavajës. Familjarët e Arsen Qoses denoncuan humbjen e djalit pas largimit nga shtëpia. Arseni studionte në një shkollë fetare dhe ishte mirë me mësime ndonëse ditët e fundit kishte shfaqur një trishtim të dukshëm por pa ja shprehur askujt. 13 vjecari, fëmija i vetëm i kësaj familjeje ishte larguar nga banesa e tij duke lënë një letër në të cilën shkruante se po largohej por pa thënë shkakun dhe drejtimin. Me vete kishte marrë dhe 20 mijë lekë të vjetra duke mos lënë asnjë gjurmë. Kishin qenë qytetarë të shumtë të cilët pasi kishin pare foton e tij në apelin e bërë nga familjarët në tv NEW24 kishin informuar në polici për vendndodhjen e adoleshentit. Nuk dihen më shumë detaje ndërsa babai i adoleshentit ka falënderuar tv NEWS24 dhe policinë që arritën ti rikthenin djalin në gjirin e familjes.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›