E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djaloshit i zbulohet sëmundja falë Facebook-ut

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 22:30

Kur iu kishte sëmurë djali, një nënë nuk ishte e sigurt për natyrën e sëmundjes dhe vendosi të vendosë fotografitë e të birit në Facebook. Duke iu falënderuar këtij veprimi, është zbuluar se djaloshi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe është dërguar për kurim.

Debora Kopaken kishte dërguar të birin e saj të sëmurë Leo te mjeku, por atje i ishte thënë se bëhet fjalë për një infeksion të fytit të shkaktuar nga bakteri streptokok. Djaloshi mori barnat, por gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohet.

Për këtë arsye, e ëma vendosi që të vë fotot e tij në Facebook, kurse çdo ditë përmes statusit update ka njoftuar miqtë për simptomat dhe ndryshimet e gjendjes së djaloshit.

Kur njëri nga miqtë e Deborës në Facebook kishte parë fotografitë, menjëherë e kishte thirrur dhe e kishte lutur gruan që ta dërgojë djalin e saj në spital, i shqetësuar për shkak të mundësisë se mund të jetë në pyetje ndonjë sëmundje e rëndë.

Ishte dyshuar se djaloshi vuante nga një sëmundje e rrallë e sindromës Kavasaki, të cilën e shkakton çrregullimi i imunitetit dhe dëmtimi i arterieve rreth zemrës. Djaloshi mori terapinë e duhur, kurse në të ardhmen ai duhet të bëjë kardiogramin një herë në vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›