Pres. Obama dhe republikanet paraqesin argumentet per borxhin para publikut

Presidenti Barak Obama dhe ligjvenesit republikane po dalin para publikut me argumentet e tyre ne mosmarreveshjen per ngritjen kufirit te borxhit te qeverise amerikane. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain nga Shtepia e Bardhe afati po afrohet kur kufiri i borxhit ose duhet te ngrihet ose Shtetet e Bashkuara do te lejohen te mos arrijne ti paguajne detyrimet e tyre.
2 gushti eshte afati per rritjen e kufirit te borxhit prej 143 trilion dollaresh dhe presidenti Obama dhe republikanet e opozites ende duken larg nje marreveshjeje.
Gjate fjalimit te tij te perjavshem ne radio dhe internet dje presidenti tha se ai eshte gati te beje zgjedhje te padeshiruara per ta zgjidhur problemin dhe i kerkoi kongresit te bente te njejten gje.
Disa nga anetaret e partise sime nuk jane dakort me keto gjera dhe une nuk do ti kisha pranuar keto shkurtime po te ishim ne nje situate me te mire fiskale. Por nuk jemi. Prandaj jam gati per kompromis. Jam gati te bej ate qe duhet per te zgjidhur problemin dhe pres qe kongresi te beje te njejten gje.
Zoti Obama tha se do te konsideronte shkurtime ne programe sociale si pensione dhe kujdesin shendetesor per te moshuarit. Por shume prej demokrateve e kundershtojne kete ide.
Nga ana tjeter presidenti kerkon taksa me te larta per amerikanet e pasur dhe korporatat e medha gje qe republikanet e kundershtojne.
Ne nuk mund ta veme barren e reduktimit te deficitit vetem tek te moshuarit klasa e mesme dhe studentet. Edhe korporatat dhe amerikanet e pasur duhet te sakrifikojne.
Ne fjalimin e perjavshem te republikaneve senatori Orin Hec nga shteti Juta fajesoi demokratet per krizen e borxhit dhe tha se presidenti duhet te dale me nje plan serioz per ta zgjidhur ate.
Presidenti Obama dhe demokratet e tij ne kongres refuzojne te bejne nje plan per shpenzimet tona jashte kontrollit qe e kane futur vendin ne nje borxh prej 14 trilion dollaresh. Ai refuzon te reformoje programet sociale ndersa kerkon rritjen e taksave qe shkurtojne vende pune.
Republikanet ne dhomen e perfaqesuesve jane gati te votojne per rritjen e kufirit te borxhit deri ne vitin 2012 nese kongresi miraton nje amendament kushtetues per buxhet te balancuar.
Nje amendament i tille nuk ka te ngjare te miratohet ne senatin e kontrolluar nga demokratet. Por senatori Hec thote se kjo eshte e vetmja zgjidhje afatgjate per shpenzimet e teperta qeveritare.
Presidenti tha te premten se shkurtimet pa rritjen e te ardhurave do te nderprisnin programe te rendesishme qeveritare.
Nderkohe agjencite e vleresimit te huamarrjes ne Shtetet e Bashkuara dhe Kina paralajmeruan se vleresimi per Shtetet e Bashkuara do te ulej nese nuk do te kete nje marreveshje se shpejti. Kina eshte zoteruesja me e madhe e borxhit te qeverise amerikane.