E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama priti Dalai Laman

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 23:00

Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur të shtunën liderin shpirtëror në ekzil Dalai Lama, duke sfiduar kështu paralajmërimet e Kinës.

Shtëpia e Bardhë tha se takimi “thekson mbështetjen e fuqishme të presidentit për ruajtjen e identitetit unik fetar, kulturor dhe gjuhësor si dhe mbështet mbrojtjen e të drejtave të njeriut për tibetianët”.

Po ashtu thuhet se presidenti do të theksojë mbështetjen e tij për dialog në mes të përfaqësuesve të Dalai Lamës dhe qeverisë kineze, për të zgjidhur dallimet mes tyre.

Kina ka kërkuar anulimin e takimit, duke thënë se ai mund t’i “dëmtojë relacionet amerikano-kineze".

Kina e akuzon Dalai Lamën se po kërkon ndarjen e Kinës.

Takimi i fundit i Obamas me Dalai Lamën në fillim të vitit 2010, po ashtu pat nxitur kritikat nga Pekini.

Tibeti ka qenë burim i kundërthënieve për dekada, që kur Pekini i nisi trupat për ta okupuar shtetin pas revolucionit komunist të vitit 1949.

Pekini insiston se rajoni ka qenë pjesë e territorit të Kinës me shekuj, një pretendim që kontestohet nga shumë tibetianë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›