E Diel, 1 Nëntor 2026

Dje në Tiranë: Përleshen tri femra për atësinë e fëmijës

Tiranë, gruaja sherr me rivalen, pas divorcit me burrin.

Tri femra, thuajse në të njëjtën moshë me njëra-tjetrën, janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm fizik mes tyre, pranë një blloku pallatesh te Rruga e Qelqit në Tiranë. Sherri ka nisur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të hënës, mes dy mikeshave, Alba Dushku, 37 vjeçe e Lindita Carkanji, 42 vjeçe dhe 40-vjeçares Alba Saraçi, e cili kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Italia, ku jeton e punon si emigrante. Ngjarja është bërë e ditur në komunikatën e përditshme që shpërndan policia për ngjarjet në kryeqytet. Fillimisht sherri mes tri femra, që në gjendjen civile rezultojnë beqare, por janë nëna fëmijësh, ka nisur me ofendime banale ndaj njëra-tjetrës, më pas me grushte dhe kapje nga flokët, derisa banorët e zonës janë detyruar të lajmërojnë policinë. Dy gratë, që dyshohet të jenë autore të sulmit, janë fqinje dhe mikesha me njëra-tjetrën.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›