E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Çamët luftuan ndaj gjermanëve

Shpëtim Idrizi

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mori pjesë dje në aktivitetin e Bashkisë së Konispolit në nder të rezistencës frontale 55-ditore kundër nazizmit gjerman. Ne jemi këtu në përkujtim të një ngjarjeje shumë të vlefshme, shumë të çmuar, e cila tregon edhe një herë se si këta burra e gra -patriotë- luftuan dhe renditën për herë të parë Shqipërinë në frontin e vendeve demokratike, ku ne sot jemi aleatë, pikërisht në frontin e NATO-s. Janë këta burra dhe gra që luftuan për të arritur që të zbrapsin bishën nazifashiste. Janë pikërisht këta burra dhe gra, që vendosën Shqipërinë për herë të parë në boshtin fitues dhe ne për këtë u jemi atyre shumë mirënjohës, deklaroi Shpëtim Idizi. Përmes një atmosfere festive me këngë dhe valle çame, banorë të shumtë të mbledhur nga i gjithë vendi festuan deri në orët e para të mëngjesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›