Djegia e “Skampës”, nis hetimi ndaj pronarëve
Zjarri që shkrumboi teatrin “Skampa” ka tashmë edhe dy të hetuar të tjerë. Burime zyrtare të policisë së Elbasanit bënë të ditur se ka filluar çështja penale në ngarkim të shtetasve Besnik Guri 49 vjeç dhe Mikel Guri 26 vjeç, të dy me banim në lagjen Kala. Sipas komunikimit zyrtar të policisë, mësohet se ndaj 49-vjeçarit ka nisur çështja penale për akuzën ndërtim pa leje parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ndërsa ndaj 26-vjeçarit për dëshmi të rreme parashikuar nga neni 306/b i Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.