E Diel, 1 Nëntor 2026

Organizata Kristiane Maqedonase djeg flamurin shqiptar

SHKUP- Organizata Kristiane e njohur si Hristianska Organizacija ka shfaqur një video, ku persona të maskuar lëshojnë thirrje raciste antishqiptare.

Në videon e publikuar në internet  shfaqen persona të maskuar, të cilët para se të djegin flamurin, me këngë liturgjike në sfond, kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.

Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.
“Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, - thonë në videon e shfaqur personat e maskuar.

Kjo video publikohet në kohë kur tensionet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shtuar ditët e fundit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›